Thaçit i kërkohet ta kthejë procesin e listave të veteranëve në pikën zero

09 tetor 2018 | 18:25

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar të martën me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Thaçi ka njoftuar se përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së, kanë kërkuar nga ai, që i tërë procesi i listës së veteranëve të kthehet në pikën zero.

“Përfaqësuesit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së dhe kërkuan që të ushtroj autoritetin tim, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gazetarit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepit, të martën iu dha lamtumira…