Thaqi: Ballkani nuk është ekip i pamposhtur

26 shkurt 2020 | 20:23

Prishtina do të luajë kundër Ballkanit të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani momentalisht kryeson tabelën me 40 pikë, kurse Prishtina ka 3 pikë më pak në vendin e tretë.

Kapiteni i prishtinasve, Armend Thaqi është optimist për fitore.

“Jemi në formë shumë të mirë dhe mendoj se kemi ekip për ta mposhtur Ballkanin sepse nuk është Ballkani ekip i pamposhtur. Fusha është ideale dhe ajo do të tregojë se cila skuadër është ka formë më të mirë dhe do të fitojë 3 pikët”, deklaroi Thaqi.

“Se a do të arrijmë ne t’i fitojmë pikët mbetet të shihet në fushë”, shtoi mbrojtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, njëherësh ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka…