Thaqi dhe Hoxha të bindur që Suhareka do të arrijë suksese

13 shkurt 2024 | 16:00

Skuadra e Suharekës është e vendosur që në edicionin tjetër të garojë në elitën e futbollit kosovar.

Aktualisht ndodhet në vendin e dytë në Ligën e Parë, Grupi A me 23 pikë, shtatë më pak se Dinamo që është në pozitën e parë. Direkt në Superligë inkuadrohet vetëm ekipi që përfundon në vendin e parë, kurse i dyti luan në barazh.

Trajneri Arsim Thaqi, mendon se skuadra që ai drejton, është i gatshëm për të startuar në kampionat.

“Besoj që tashmë ekipi është i gatshëm që të startojë edhe në kampionat. Edhe ndeshja e Kupës dëshmojë se Suhareka këtë vit ka një ekip cilësor dhe ka karakter brenda skuadrës. Shpresojmë që gjërat të shkojnë në favorin tonë dhe në fund të arrijmë objektivin”, tha Thaqi.

Sipas tij, kombinimi i lojtarëve të rinj me ata që kanë përvojë, do ta sjellë suksesin.

Thaqi zgjedh Superligën para Kupës dhe të gjitha ndeshjet i cilëson si finale.

“Nëse më pyesni, do ta zgjodhi Superligën para Kupës, por duke e ditur numrin e mjaftueshëm të lojtarëve që kemi, do të provojmë që ti japim më shumë mundësi lojtarëve për me zhvillu ndeshje. Janë 13 ndeshje të kampionatit që për ne janë 13 finale”, deklaroi Thaqi.

Edhe futbollisti me përvojë të madhe, Yll Hoxha, deklaroise Suhareka është e gatshme që të luftojë për të arritur synimet.

Hoxha theksoi se do të japin më të mirën edhe në Kupë.

“Mendoj që skuadra dita e ditës po e merr formën, sidomos pas ndeshjes në Kupë që patëm. Për neve kalimi në çerekfinale është historike për klubin. Po japim maksimumin në stërvitje dhe njëjtë do të japim edhe në ndeshje. Në çdo ndeshje do të hyjmë për fitore. Do të provojmë që të shkojmë në finale dhe pse jo edhe ta fitojmë Kupën”, u shpreh Hoxha

Suhareka që fazën përgatitore e ka kryer në Antalia të Turqisë, ndodhe edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku të mërkurën do ta mësojë kundërshtarin e kësaj faze. /Dukagjini/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Luigj Quni, ka…