Thaqi konfimon interesimin e Sivassporit, mohon bisedimet

25 dhjetor 2023 | 11:28

Në emisionin “Favorit” në T7, Armend Thaqi ka konfirmuar sonte interesimin nga Sivasspori.

Mbrojtësi i Ballkanit tha se nuk ka ende ndonjë ofertë zyrtare, por që mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

“Për momentin kam kontratë me Ballkanin deri në fund të sezonit. Tash është afati kalimtar dhe secili futbollist dëshiron të kalojë në një nivel më lartë. Normal që synim dhe qëllim i imi është të kalojë diku tjetër, mirëpo kam kontratë që duhet ta respektojmë dhe në bashkëpunim me klubin dhe ato klube që kanë shprehur interesim të ulemi të bisedojmë, dhe nëse arrihet një gjuhë e përbashkët normal që synim i imi është me kalu diku tjetër”, tha fillimisht ai në “Favorit”.

“Nuk ka ofertë zyrtare nuk ka ende, mirëpo ka interesim nga klubet e Turqisë. Interesim ka nga Sivasspori. Por, ofertë nuk ka ende. Ka vetëm bisedime”, deklaroi Thaqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në mbrëmje, gazeta gjermane “Welt am Sonntag” lëshoi…