Thaqi një ditë pas fitores ndaj Prishtinës: Synojmë mbrojtjen e titullit

05 shtator 2022 | 15:20

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi një ditë pas fitores kundër Prishtinës në Superligë (0-1), ka thënë se synim i kampionëve është që sërish të përsëritin suksesin e edicionit të kaluar.

Thaqi për fitoren e mbrëmshme në “Fadil Vokrri” ka thënë së është e merituar.

“Jemi shumë të kënaqur me fitoren në derbi kundër Prishtinës. Është një fitore shumë e merituar. Përderisa jemi po grupi i njëjtë që u shpallem kampion normalisht edhe ketë stinor synojmë ta mbrojmë titullin edhe pse do jetë shumë e vështirë sepse është vetëm fillimi”, ka thënë Thaqi për “Epokën e re”.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti nuk i është përfillur kërkesa…