Thaqi përjashton çdo mundësi të transferimit në Shqipëri

30 janar 2018 | 16:36

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Armend Thaqi, e ka përjashtuar çdo mundësi për transferimin në futbollin e Shqipërisë, konkretisht te skuadra e Partizanit të Tiranës.

“Siç dhe kam thënë më herët, nuk do të largohem nga Gjilani në këtë afat kalimtar. Gjithçka që lidhet me transferimin tim në futbollin shqiptar është vetëm spekulim, pasi dua ta respektoj kontratën me Gjilanin, e cila është deri në qershor”, ka thënë Thaqi për “Epokën e re”.

Mbrojtësi i Gjilanit ka bërë një debutim ëndrrash me përfaqësuesen e Kosovës në futboll derisa kjo e fundit e mposhti në ndeshjen miqësore ndaj Letonisë (4-3).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si të abonoheni? www.epokaere.com   Abonimi në gazetën “Epoka e re”,…