FC Liria firmos kontratë trevjeçare me Ismet Munishin

27 qershor 2026 | 22:40

Ismet Munishi do të vazhdojë të udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme.

Sipas klubit, vazhdimi i bashkëpunimit me Munishin është një nga hapat e parë të projektit të ri, i bazuar në stabilitet, besim dhe vizion afatgjatë.

Nga FC Liria theksojnë se besimi në përvojën dhe profesionalizmin e trajnerit mbetet i palëkundur, ndërsa synimi është ndërtimi i një skuadre konkurruese dhe rikthimi i klubit në nivelet që i takojnë.

Klubi i ka uruar suksese trajnerit Munishi, duke shprehur bindjen se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultate pozitive për tifozët bardhezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti dhe studiuesi i njohur deçanas, Faton Mehmetaj, vjen para…