Thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Izraelit

10 gusht 2022 | 10:44

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, Robert Muharremi, në selinë e Odës Ekonomike të Kosovës.

Marrëveshja parasheh bashkëpunimin e dy odave në projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të dy vendeve.

“Marrëveshja parasheh harmonizim të projekteve mes dy odave si dhe bashkërendim të aktiviteteve. E tërë kjo bëhet me qëllim që bizneset e dy vendeve tona të afrohen me njëra tjetrën dhe të inkurajohet bashkëpunimi i dy ekonomive”, është shprehur Rafuna para nënshkrimit të marrëveshjes.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ishin prezent edhe Skender Hyseni, kryetar i Asamblesë së Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, si dhe ambasadorja e Izraelit për Kosovën, Tammy Ziv.

Ambasadorja Ziv, Hyseni dhe Muharremi u shprehën të gëzuar për hapat e ndërmarrë për të inkurajuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe u zotuan se do të angazhohen për të sjellë në Kosovë investitorë nga Izraeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhet finalja…