Themelohet nëndega e PDK-së në Göppingen të Baden-Württembergut, kryetar zgjedhet Leon Duhanaj

19 mars 2023 | 16:19

Në Göppingen të Gjermanisë është themeluar nëndega e PDK-së, si dhe është zgjedhur kryetar i saj veprimtari Leon Duhanaj

Në Kuvendin e rregullt zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Göppingen të Baden-Württembergut në praninë e kryetarit të Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, kryetar i nëndegës u zgjodh veprimtari Leon Duhanaj.

Kështu ka bërë të ditur Elmi Reçica përmes llogarisë së vet në “Facebook”:

Së bashku me Kryetaren e Degës së PDK-së në Baden-Württemberg, znj. Lindita Zeqiri dhe me bashkëpunëtorë, morëm pjesë në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Göppingen, me ç’rast kryetar i kësaj nëndege u zgjodh politologu i shquar, Doktoranti i Universitetit të Stuttgartit, z.Leon Duhanaj dhe po ashtu kryesia e kësaj nëndege në përbërje prej 12-të anëtarëve.

Tubimin themelues e përshëndetën, Kryetari i Shoqatës Kulturore “Nëna Terezë” në Göppingen, z.Jahja Gashi, një aktivist i shquar dhe punëtor i madh i mbajtjes gjallë i aktivitetit kulturor dhe artistik shqiptar në Mërgatë, Kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë, z.Mevludin Mazreku dhe përfaqësuesi i strukturave të PDK-së nga Dega e Bajernit dhe Thüringenit, z.Mentor Mazreku.

Në këtë takim të pranishëm ishin bashkëveprimtarë, intelektualë të shquar, aktivistë të çështjes kombëtare, struktura të PDK-së në Gjermani dhe biznesmenë të suksesshëm, të cilët i janë bashkuar vizionit të PDK-së për t’ia kryer Kosovës dinjitetin dhe qeverisjen e mirë.

Me një atmosferë festive, patëm kënaqësinë të përcjellim disa pika muzikore të kënduara nga rapsodët Gëzim Shala dhe vëllezërit Bajra si dhe valle tradicionale shqiptare të interpretuar nga fëmijët me mësim plotësues shqip, të cilët janë pjesë e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Nëna Terezës” në Göppingen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercedes do të investojë miliarda dollarë për të modernizuar fabrikat…