Themelohet Shoqata e Gruas “Dora d’Istria” nё Dyseldorf

05 tetor 2019 | 17:07

Me njё organizim festiv, nё Dyseldorf tё Gjermanisё, shoqata e sapoformuar e gruas “Dora d’Istria”, para njё numri tё madh tё pranishmeve, ka bёrё hapjen solemne tё themelimit.

Kryetarja e kёsaj shoqate, Lindita Hoti Kryeziu, ka shpalosur programin e shoqatёs, ku ajo ka cekur pikat mё tё rёndёsishme.

Sipas saj shoqata nё radhё tё parё synon: Integrimin e gruas shqiptare nё shoqёrinё gjermane, hulumtimin dhe njohjen pёr sё afёrmi me brengat dhe problemet e grave dhe vajzave nё mёrgatё. Ndёr to synohet mbёshtetja pёrmes kёshillave sociale, siç ёshtё ajo e aplikimeve pёr vende tё punёs, trajnimet rreth dokumenteve aplikuese si dhe konsultat psikologjike – pavarёsisht grupmoshave.

“Projektet tjera qё dёshirojmё t’i bashkёdyzojmё, janё ai i integrimit dhe projekti i mosasimilimit. Gjithashtu planifikojmё bashkёpunimin e ndersjellё me bashkekombasit tanё nё atdhe dhe krijimin e fondeve humanitare”, ka thёnё Kryeziu.

Tё gjitha anёtaret dhe kryesia e kёsaj shoqate ishin tё mendimit se nё Gjermani ka qenё mё se e nevojshme njё iniciative e tillё, sepse siç thonё ato, “deri me tani gjithmonё ёshtё dashur tё pёrballemi vet me situata tё ndryshme tё pёrditshmёrisё nё mёrgatё”.

Mu pёr kёtё shoqata synon qё me ardhjen e migranteve tё reja, t’ua lehtёsoje jetёn atyre por edhe banuesve nё Gjemani. “Kёtё dёshirojmё ta bёjmё pёrmes orientimit, kёshillimit dhe integrimit”, ka thёnё kryetarja e Shoqatёs “Dora d’ Istria”, Lindita Kryeziu.

Kёtё vit hapja solemne e Shoqatёs sё Gruas “Dora d’Istria” u bё nёn moton e festimit tё tre vjetorit tё shenjtёrimit tё Nёnёs Tereze dhe 40-vjetorin e marrjes se Çmimit Nobel pёr Paqe, ndёrkaq qё e ftuar nderi ishte publicistja dhe politologia nga Berlini, Vjollca Hajdari.

Nё fjalimin e saj pёrshёndetёs, Hajdari ka pёrgёzuar shoqatёn pёr punёn e kontributin dhe ёshtё zotuar se do ta mbёshtesё atё nё ecurinё dhe zhvillimin e saj.

“Gratё shqiptare janё ato heroinat e heshtura, tё cilat i bёjnё balle çdo stuhie, sprove e sfide jetёsore, prandaj unё besoj nё forcёn e saj”, ka thёnё aktivistja nga Berlini.

Tё pranishmit i pёrshёndeti edhe konsulli i pёrgjithshёm i Ambasadёs sё Kosovёs, Arjan Kashtanjeva, ndёrkaq qё prezentё ishin edhe mёsimdhёnёsit e shkollёs shipe: Rifat Hamiti, Etleva Mançe dhe Mimoza Sulollari.

Para publikut foli edhe kryetari i Lidhjes se Krijuesve Shqiptarё nё Gjermani, Pal Sokoli dhe sekretari Valon Shkreli. Tё pranishёm ishin gjithashtu pёrfaqёsues tё Shoqatёs Kulturore “Nexhmije Pagarusha”, aktiviste nga Dyseldorfi dhe me gjerё.

Programi u begatua me filmin dokumentar mbi Nёnёn Terezё, tё autores Vjollca Hajdari, ndёrkaq qё poezi pёr Shenjtёreshёn Shqiptare recituan Pal Sokoli dhe Angjelina Krasniqi. Atmosferёn festive e zbukuroi edhe programi kulturoro artistik me valltaret e Dyseldorfit, nёn udhёheqjen artistike te Aida Veliajt. Manifestimi u shoqёrua me njё pritje kokteji ku u prezantua kuzhina shqiptare, e pёrgatitur nga gratё e shoqatёs “Dora d’Istria”.   

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Cana tashmë edhe zyrtarisht nuk do të jetë më…