Themeluesi i “Apple” kundër kompanisë, mbështet të drejtën e vetë-riparimit të pajisjeve

09 korrik 2021 | 12:17

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak i është vënë pas ndjekjes së çështjes së të drejtës së  vetë-riparimit, pavarësisht kundërshtimit të kompanisë.

Kjo lëvizje kërkon miratimin e ligjeve që i lejojnë përdoruesve hyrjen në informacione dhe disponimin e pjesëve për të riparuar vetë pajisjet e tyre.

“Apple nuk do të ekzistonte sikur unë mos të isha rritur në një botë të hapur nga ana teknologjike. Është koha ta njohim në mënyrë më të plotë të drejtën e riparimit”.

Aktualisht, në Europë dhe SHBA, rregullat e vetë-riparimit janë të kufizuara për mjetet dhe pajisjet. Apple është një nga kundërshtarët më të fortë për zgjerimin e këtij legjislacioni pasi lejon vetëm teknikët e autorizuar prej saj për të riparuar pajisjet dhe nuk shpërndan pjesë rezervë apo informacion për riparimin.

Madje, kompania ka rritur të bindë organet përkatëse për këto ligje që një nismë e tillë mund të jetë e rrezikshme sepse njerëzit mund të dëmtojnë veten gjatë përpjekjes për të riparuar vetë një pajisje.

Por, Wozniak ka një mendim të kundërt lidhur me këtë. “Kompanitë e ndalojnë të drejtën e riparimit sepse kjo iu jep atyre kontroll dhe pushtet mbi gjithçka. Ka ardhur koha të bëjmë çfarë është e drejtë, tani”. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit ka ftuar shërbyesit civilë, zyrtarët publikë dhe…