Theresa May i mbijeton votëbesimit

16 janar 2019 | 20:27

Pasi deputetët britanikë refuzuan marrëveshjen e kryeministres Theresa May për Brexit, sot ata i kanë dhënë mbështetje asaj, duke votuar pro në votëbesimin e qeverisë.

325 deputetë votuan pro saj, ndërsa 306 ishin kundër.

Pas votimit, kryeministrja Theresa May ka thënë se parlamenti shprehu besimin në qeverinë e drejtuar nga ajo.

“Qeveria do të garantojë prosperitetin dhe fuqizimin e vendit. Në do të mbajmë premtimin që iu kemi bërë qytetarëve për të vazhduar me procesin e Brexit-it”, ka thënë May.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit,…