Theret me thikë një person në Prizren

30 qershor 2023 | 09:23

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi u sulmua me thikë nga dy persona dje në Prizren.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.

Njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Shkelzen Dragaj, Prizren 29.06.2023-19:30.  Viktima mashkull kosovar pa pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Prizren pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Herman Hesse Ka shumë analiza për penën e tij, por…