Theri me thikë priftin, arrestohet dhe del para kamerës duke qeshur

16 prill 2024 | 08:07

Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe një klerik brenda një kishe të Sidneit gjatë një predikimi të drejtpërdrejtë. I dyshuari u trajtua për lëndime në dorë dhe u dërgua në një vend të sigurt pasi sulmi ka zemëruar besimtarët.

Ndërkohë, të paktën dy oficerë policie janë në spital dhe automjetet janë dëmtuar gjatë protestave të dhunshme pas sulmit të sotëm me thikë në një tempull asirian në Sidnej. Oficerët u plagosën nga njerëzit duke hedhur shishe, tulla dhe objekte të tjera.

Prifti mbeti i plagosur nga sulmi jashtë rrezikut për jetën, ashtu si edhe tre persona të tjerë. Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të ndryshme të sulmuesit, ku shihet duke buzëqeshur paturpësisht pasi është kapur nga njerëzit.

Duket se sulmuesi është krenar që ka sulmuar udhëheqësin e krishter në kishë në prani të besimtarëve.

Një tjetër foto tregon sulmuesin me një dorë të lënduar dhe një fashë të mbështjellë rreth saj.

Burri që goditi përtokë sulmuesin me thikë në kishën e Sydney konfirmon se sulmuesi bërtiti në arabisht ndërsa goditi me thikë një peshkop të krishterë.

“Ai vazhdoi të thoshte Allah Akbar, Allah Akber.” tha i pranishmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka kërkuar mendimin e qytetarëve…