Thiago Silva ‘godet’ PSG-në për transferimin e Sergio Ramos, “jam mërzitur shumë”

29 gusht 2021 | 08:51

Thiago Silva ka folur për arsyen pse transferimi i Sergio Ramos në PSG e mërziti atë.

PSG-ja e mori Ramosin me një transferim falas këtë verë, duke siguruar shërbimet e tij në një kontratë dyvjeçare, përcjell Blic.

Por kontrata e Ramosit e ka mërzitur paksa Thiago Silvan. Kjo sepse Silvas nuk iu ofrua e njëjta kontratë si Ramos, në të njëjtën moshë kur ai ishte në klub.

Sigurisht, braziliani u largua nga Parisi për në Londër, duke nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare në Stamford Bridge – me një mundësi për një të dytë.

“Unë nuk kam asgjë kundër Sergio Ramos, por Sergio, në kohën kur i ofruan një kontratë dyvjeçare, ishte në të njëjtën moshë sikur isha unë stinorin e kaluar. Kjo më bëri vërtet të mërzitur. Unë ende nuk kam folur për këtë me askënd, sepse më mërziti vërtet, sepse ndjeva se nuk kisha bërë asgjë për klubin”, tha Thiago Silva për ESPN.

“Unë nuk luajta tetë ditë në PSG, ose tetë muaj. Kanë qenë tetë vjet me shumë fitore, shumë punë. Dua që PSG të fitojë, sepse klubi meriton të gjithë respektin. Por, në mënyrën se si shkuan gjërat, unë kam këtë ndjenjë trishtimi dhe mendoj se mund të ishte bërë ndryshe”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia njofton për një rast të dhunës në familje të…