“Thirrja ime e fundit…” Rama liderëve evropianë: Mos e ktheni BE-në në një kongregacion priftërinjsh

23 qershor 2022 | 15:33

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në përfundim të samitit të BE-së.

Rama tha se kjo që po bënte ishte thirrja e fundit që i bëri BE-së është që të mos i lënë shqiptarët jashtë, pavarësisht farsave, pasi ata kanë besim.

“Thirrja ime e fundit, ishte mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim të madh të Evropë, pavarësisht farsave, sepse ne për herë ë parë kemi mundësi të jemi aty ku duam. Për ne Evropa është fe, shqiptarët do vazhdojnë, por edhe në Ballkan ka shumë, proeuropianë. Lutja ime për ta ishte, ju lutemi mos e lini be të bëhet si kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serie A do të fillojë edicionin e ri 2022-23 më…