Serie A fillon më 14 gusht

23 qershor 2022 | 15:31

Serie A do të fillojë edicionin e ri 2022-23 më 14 gusht. Përfundimi i plotë i sezonit pritet të jetë më 4 qershor, si pasojë e pauzës për Kupën e Botës (21 nentor – 18 dhjetor).

Kalendari i sezonit të ri do të publikohet ditën e premte të 24 qershorit. Shorti do të hidhet duke filluar nga ora 12.

Liga ka përcaktuar dhe disa kritere në formimin e kalendarit të sezonit të ri të Serie A.

Për çiftet Empoli-Fiorentina, Inter-Milan, Juventus-Torino, Lazio-Roma dhe Napoli-Salernitana do të ketë një alternim përsa i përketë ndeshjeve në shtëpi dhe atyre jashtë.

Një ndeshje nuk do të ketë rikthim para se të luhen edhe tetë ndeshje të tjera.

Përplasjet ndërmjet Milan-it, Inter-it, Napol-it, Juventus-it, Lazio-s, Roma-s dhe Fiorentina-s nuk mund të planifikohen në raundet e mesjavës. Gjithashtu as derbi nuk pritet të ketë në ditën e parë në mesjavë.

Klubet pjesëmarrëse në UEFA Champions League (Milan, Inter, Napoli, Juventus) nuk takohen me klubet pjesëmarrëse në Europa League (Lazio dhe Roma) dhe klubet pjesëmarrëse në Conference League (Fiorentina) në kampionatit kur kanë dy ndeshje radhazi në Kupat e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama është shfaqur i nervozuar gjatë kohës që…