Rama shfaqet i nervozuar pas takimit në BE, ‘i kërkon llogari’ Macron dhe Michel

23 qershor 2022 | 15:27

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i nervozuar gjatë kohës që liderët po bënin foton familjare në samitin e BE-së. Fillimisht Rama ishte në krah të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Rama duket sikur po i kërkon pikërisht shpjegim për rezultatet e takimit Michelit, ndërsa më pak i kërkon ‘llogari’ edhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Macronduket sikur vijon të ketë vëmendjen drejt fotos, por Rama vijon t’i flasë mesa duket i pakënaqur edhe nga presidenca franceze në BE.

Para momentit të fotografimit, shihet në katin e tretë të podiumit kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov, i cili përpiqet t’i thotë diçka Ramës, i cili nuk i kushton vëmendje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e…