“Ti nuk ke të pasme”, reperja e famshme zbulon arsyen pse ka bërë operacione plastike

24 shkurt 2021 | 15:05

“Ti nuk ke të pasme”, reperja e famshme zbulon arsyen pse ka

Reperja e famshme, Cardi B, i ka pranuar gjithmonë ndërhyrjet estetike në trupin e saj. Por askush nuk e dinte se çfarë e ka detyruar atë që të marrë vendime të tilla.

Cardi B ka vendosur që të flasë për ndërhyrjet estetike gjatë një interviste për Mariah Carey. Ajo është shprehur se i ka bërë për të rritur besimin te vetja.

Reperja me famë botërore ka shtuar se për shumë vite është bullizuar për shkak të mënyrës si dukej. Më pas Cardi B ka vijuar duke thënë se e ka ditur se sapo të bëhej e famshme, do të bënte operacione për të ndryshuar.

“Ti nuk ke të pasme”, reperja e famshme zbulon arsyen pse ka

“Unë isha shumë e dobët kur isha më e vogël dhe në Bronx duhet të jesh e shëndoshë, të kesh forma”, tha Cardi B, e cila shtoi: “Dhe çunat më tallnin, thoshin ‘ti nuk ke të pasme’ dhe kjo më bënte të ndihesha shumë e shëmtuar dhe e pazhvilluar”.

Reperja tregoi se në moshën 18-vjeçare u bë kërcimtare dhe bëri mjaftueshëm para që të bënte një ndërhyrje në gjoks.

“Kur isha 20 vjeçe shkova në një klub striptizmi dhe aty duhej të kishe të pasme të mëdha. Kështu që ndihesha e pasigurt për këtë. Më ktheu pas në gjimnaz. Kështu që u detyrova të ndërhyja dhe aty. Dhe më pas u ndjeva shumë e sigurt me veten”, ka rrëfyer Cardi B.

“Ti nuk ke të pasme”, reperja e famshme zbulon arsyen pse ka

Por edhe pse tani ka bërë operacionet që dëshironte dhe është një nga gratë më të suksesshme në muzikë, ajo sërish ka raste kur nuk ndihet e sigurt me veten.

“Unë jam shumë e turpshme dhe nuk besoj se do ndryshoj ndonjëherë”, ka përfunduar reperja me famë botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësues, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj, me ftesë…