T’i përmendet të varfërit vazhdimisht ndihma që i ke dhënë prej 100 eurosh, është sikur ta vrasësh të varfërin me skamje

05 korrik 2022 | 23:45

Hisen Berisha

Në debatin parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale, krejt çka u dëgjua ishte gjuha e përfaqësuesve të opozitës që përshkruan gjendjen e mjerueshme sociale-ekonomike  të qytetarëve në vend, si rezultat i keq qeverisjes Kurti, gati tre vjeçare.

Në anën tjetër, patëm gjuhën e përfaqësuesve  të qeverisë që me fjalorin e personazheve të George Orwellit, po provojnë të ndërtojnë një narracion diskursiv, duke pranuar siç ka thënë kryeministri, minimalisht realitetin e aktivizmit të tyre politik, për të ndryshuar maksimalisht jo ralitetin apo gjendjen e vështirë në vend, por për të ndryshuar maksimalisht perceptimin për veten e tij që e ka në rënie, për ç’gjë po provon të fitoj autorësinë mbi veprat e trashëguara nga puna e tjerëve dhe veprat heroike që tregojnë ata që po i sakrifikon e fyen.

Kanë filluar të duken deziluzional në përballjen me krizën dhe realitetin në të cilin e kanë futur vendin për këto gati tre vite keq qeverisje.

T’i përmendet të varfërit vazhdimisht ndihma që i ke dhënë, siç po bëjnë këta në stilin doktrinor rus, me 100 eurot e lëmoshës, ngjarje që ndodhi vetëm njëherë, është ta vrasësh të  varfrin me varfëri e skamje.

Nuk po e bëjnë përherë të parë! Kështu  vepruan edhe ndaj veteranëve, në këtë kuvend. Ngjante gjuha që përdorën, athua se ato fjalë ju janë shkruar serbisht dhe këta vetëm po i përkthejnë shqip.

Mos i jepni zor të bëni argatin e Vuçiqit, duke u munduar t’i vrisni me skamje e mjerim jo  vetëm veteranët por edhe qytetarët në përgjithësi, se i ka Vuçiqi deputetët e vet në kuvend.

Gjuha e ministrave, deputetëve apo e vet Kryeministrit, shkon edhe më larg, si ajo që ka përdorur Ministri i financave Murati, i cili me urrejtjen që shpreh në fjalorin e tij për luftën, kategoritë e dala nga lufta, duke shkuar deri aty sa preferon që “më mirë ta kishim bërë luftën duke paguar mercenar se sa që e bëmë vet si popull, sepse veteranët po na kushtojnë, kurse me mercenar të paguar na del më lirë”, pa menduar se si vrasin ato në plagët e hapura të familjeve që dhanë më të shtrenjtit për lirinë.

Por, ka harruar z. Murati, se u deshtë dikush ta nisë luftën së pari, që të na mbështesin aleatët e edhe “mercenarët” sipas këtij “strategut” të financave dhe ekonomisë! Pastaj dëshpërimi që shfaqi, Ministri Murati, për humbjet në lutë të ushtrisë, milicisë, paramilitarëve të regjimit të Millosheviqit, të bëjnë me dyshua se i kujt është ky ministër, i qeverisë së Kosovës apo të Vuciqit?! Njëjtë ashtu ishte reagimi i deputeti Haki Abazi se “veteranët kanë përfituar jo vetëm pas luftës por edhe në luftë”, për të cilët Kryeministri duhet të jap përgjigje se si ka mundësi të jenë, njëri ministër e tjetri kryetar i komisionit parlamentar për politika të jashtme. Kujt i shërben ky deputet si kryetar i këtij mekanizmi të ndjeshëm të Kuvendit, Gjeneral shtabit të ushtrisë serbe, qeverisë e kryeministrit, apo të dyve.

Po ashtu, kryeministri, nuk bën të shitët heterodoks e me përdorë ortodoksizmin e Enver Hoxhës për ta fsheh falimentimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Po përdor fjalët e tij kur tha se “qysh e kanë krizën vendet e tjera, Kosova është shumë mirë se s’po thellon borxhin publik”. Po more zotni, meqë koka mire Kosova, e pa krize, pse po të ikin Kadetët ushtarak e pjesëtaret e FSK-së (ku oficeret dhe nënoficerët e ushtarët edhe kur dalin në pension, 50 përkatësisht 55 vjeçar sipas ligjit aplikativ pozitiv, nuk ju lejohet tërheqja e trustit deri sa të mbushin moshën 65 vjeçare, edhe pse nuk kontribuojnë më në trust). Pse po ikin Policët e po shkojnë në vendet tjera madje edhe në Kroaci e Slloveni, se s’po flasim tanimë për Gjermani që s’ka me mbet njeri pa të ikë, sepse nuk iu keni lënë alternativë tjetër.

Ka me mbetë veç kryeministri me ministrat e qeverisë duke vjedhë se populli ka me ikë nga kriza ekonomike dhe mos mundësia me përballu borxhin për ekzistencën e familjeve të tyre.

Po ashtu, shoku kryeministër, po thotë në prononcimet mediale se, deri tani qeveria ka hap njëzetmijë vende pune, ani pse asnjeri nuk i vëren ato!?

Ngase sipas raportimit të AKB-së kemi 20 mijë biznese të mbyllura në vitin 2020, dhe pesë mijë biznese, në vitin 2021, qe i bije që sikur të kishin veç nga një të punësuar bëjnë 25 mijë njerëz. Po nëse ka së paku tre të punësuar. Atëherë vështirë e beson kush! Po ashtu, rritjen ekonomike dy shifrore e vetë demantuan si rritje. Po rezulton të jetë një shifrore apo 5%,  ani se ndesh me objektivat e vëna nga Banka Botërore që ka parashikuar rritje ekonomike për Kosovën prej 3.8% për trevjeçarin e ardhshëm, ndërkohë si shtet në tremujorin e parë të këtij viti kemi rritje vetëm 2.8%.

OK, po e zëmë se nuk po mashtron në këtë deklaratë por duhet të na tregoj Ne kuvendarëve, me marrëveshjen për energjinë dhe futjen në treg të ‘elektroprivredes’ së Vuçiqit në Veri të Republikës së Kosovës, sa vende punësimi i hapë qeveria Kurti 2?

Por, edhe cilat janë lëshimet tjera për implementimin e saj.

Kur do të japin efektet politik në dem të shtetit?!

Si pret kryeministri të vijnë investitor të huaj në Kosovë, kur vet investon jashtë!

Kryeministri ka deklaruar në antikorrupsion se ka blerë banesë familjare në Norvegji dhe është në kredi për ketë investim.

Atëherë a është ky mesazh që Kosova nuk është vend i sigurt, dhe a nuk përçon mesazh për investitor të huaj kjo?

Qysh ia merr mendja kryeministrit, veçanërisht kur iu bënë mërgatës për të sjell investime në vend, kur ti investon jashtë?

Prandaj, përfundimisht po ju propozoj të përqendroheni në masat që do i propozoni, që qytetarët të përballojnë varfërinë e çmimet e larta për artikujt e shportës familjare. Por, jo siç bëtë në dimër për energjinë dhe ngrohjen.

Referojuni praktikave të mira të qeverisë Hoti, gjatë pandemisë cila do iu shërbej si doktrinë për tejkalimin e krizave ekonomike dhe sociale. Pra, masat e tilla të përcillen me sjelljen e Ligjit për pagat (me rritje), Ligjin për sigurimet shëndetësore, Ligjin për pensionim të parakohshëm dhe për pensionim nga invaliditeti. Por, paraprakisht të rregullohet me ligj statusi shërbimit për policët, arsimtarët, doktorët, auditorët etj. t’iu rregullohet statusi si zyrtarë shtetërorë. Po ashtu, t’iu mundësohet qytetarëve në nevojë që të tërheqin nga trusti tyre, si huazim qeverisë, për ta zbutur krizën sociale në të cilin i ka future vet qeveria, ngase ne si deputet nuk jemi të denjë të vendosim për trustin përderisa na gjinden e na vidhen me mijëra euro të pa deklaruara në shtet, që do të thotë se mund të kenë identitet të dyshimtë kriminal, kontrabandimi apo hajnie e korrupsioni.

Po ashtu, ju kisha sugjeruar që të ktheheni dhe të merrni programin qeverisës të qeverisë së vitit 2014, dhe t’i vazhdoni projektet nga aty, edhe pse vështir e keni ngase i keni shkatërruar pothuaj të gjitha ato arritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka bërë sërish…