Tifozë të shumtë e presim Anglinë në Kosovë

16 nëntor 2019 | 19:05

Një numër i konsiderueshëm i tifozëve janë mbledhur para hotelit ku do të jetë e vendosur Kombëtarja e Anglisë.

Anglia pas pak çastesh pritet të mbërrijë në Kosovë, e më pas do të vendoset në Hotelin “Emerald”, ku edhe do të akomodohen gjatës natës së sotme, raporton “ksp”.

Kujtojmë që në oborrin e hotelit ka një siguri të madhe, krejt kjo ka qenë kërkesë e Federatës Angleze të futbollit. Pak momente pas arritjes, Anglia pritet të mbajë edhe konferencën për media. Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00,

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i Departamentit…