Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë

17 nëntor 2019 | 14:31

Disa tifozë anglezë janë përleshur mes vete mesnatën e kaluar në Prishtinë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për “KosovaPress”, Policia e Kosovës të cilët thonë se kanë ndërhyrë në këtë rast.

“Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. Policia ka reaguar dhe ata kanë marrë ndihmën e nevojshme. Bëhet fjalë për tifozë anglezë. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë liruar”, kanë thënë nga policia.

Nga kjo përleshje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Prishtina mbrëmë ka qenë e mbushur me tifozë që kanë ardhur nga Anglia për ta përkrahur ekipin e tyre në lojën që do ta ketë sot me Kosovën në “Fadil Vokrri”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori i bujqësisë, është bërë atraktiv edhe për femrat, të…