Tifozët e Arsenalit: Shiteni Xhakën

14 gusht 2018 | 12:38

Pas humbjes në ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt (0-2), tifozët e Arsenalit kanë kërkuar që mesfushori shqiptar Granit Xhaka të shitet menjëherë.

“Xhaka nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë i denjë për Arsenalin”, shkruante një prej tifozëve në “Twitter”.

Ndërsa një tjetër tregohej edhe më i ashpër: “Xhaka është me të vërtetë mesfushori më i dobët që kam parë tek Arsenali në 25 vitet e fundit. I ngadaltë, i pavendosur, taktikisht i pasaktë, nxit në mënyrë konstante presion ndaj skuadrës dhe shkëlqen në asgjë në kuptimin e plot të fjalës”.

Një i tretë shkruante: “Xhaka është i mbaruar. Ai duhet të largohet. Unë do t’ia jepja atij edhe një sezon në skuadër, por jo, ai i ka larë duart përfundimisht”. Një tjetër nuk do që ta shohë më në formacionin e teknikut spanjoll: “Xhaka është i mbaruar. Guenduzi dhe Torreira duhet të jenë dyshja e mesfushës defensive”.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse 40-vjeçar, Valentino Rossit nuk i pëlqen të mos…