Tifozët, Piques: Tërhiqu nga futbolli

05 korrik 2022 | 11:22

Dita e parë e punës pas kthimit nga pushimet nuk ka qenë shumë e këndshme për mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.

Pas disa javësh të shoqëruar nga debate si pasojë e një fundsezoni problematik dhe më pas ndarjes nga Shakira, Pique vazhdon të mos gjejë qetësi. Këtë herë ai është vënë nën shënjestrën e tifozëve të Barcelonës.

Një grup tifozësh të Barcelonës kanë qenë të pranishëm në qendrën stërvitore të klubit në ditën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri.

Nëse për lojtarët e tjerë ka pasur një pritje miqësore, ndryshe ka ndodhur me Pique. Tifozët e kanë kontestuar mbrojtësin, teksa nuk kanë munguar thirrjet: “Pique, tërhiqu nga futbolli!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se zgjidhja për…