Tifozi me flakadan sulmon tifozin kundërshtarë (Video)

20 shtator 2021 | 15:31

Në prag të përballjes derbi në kampionatin e Serbisë , në mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, policia në Beograd ishte vënë në lëvizje për të parandaluar përplasjet në mes grupeve të tifozerive të të klubeve.

Një video e lansuar nga tifozët ka shqetësuar mediat dhe opinionin në Beograd dhe Serbi, pasi që shihet se si një tifoz me flakadan sulmon tifozin e taborit kundërshtar dhe tenton që të drejtojë flakadanin drejt fytyrës.

Mediat serbe raportojnë për një numër të madh të tifozëve të arrestuar për shkelje të rendit në Beograd. Kujtojmë se përballja në terrenin e gjelbër u mbyll me barazim 1-1.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave nga shpërthimi i bombolës mëngjesin e 4…