TIKA mbështet komunën e Kaçanikut në fushën e blegtorisë

30 prill 2018 | 12:52

Nënkryetari i komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Shefi i Zyrës së TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, ka bërë me dije se kjo organizatë ka përzgjedhur komunën e Kaçanikut në mesin e nëntë komunave të tjera, për të investuar në lëmin e blegtorisë

Ai ka thënë se fillimisht do ta bëjnë një hulumtim në terren për të parë nga afër mundësitë e investimeve në këtë anë, për të vazhduar më pas me përpilimin e programit.

Ndërsa nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, ka falënderuar përfaqësuesit e TIKA-s për mbështetjen e kësaj komune në fushën e blegtorisë.
Vitin e kaluar TIKA kishte investuar në Kaçanik në fushën e shëndetësisë, me disa aparatura mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dry për dashurinë është një vend ku çiftet vendosin…