“TikTok” refuzon ofertën e “Microsoft”-it për blerje të operacioneve të aplikacionit në ShBA

14 shtator 2020 | 17:09

Gjiganti teknologjik, “Microsoft” ka thënë se i është refuzuar oferta për blerje të aplikacionit kinez, “TikTok” në negociatat e nxitura nga presidenti amerikan, Donald Trump, pas pretendimeve se kjo platformë përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Kompania që zotëron aplikacionin “TikTok”, “Bytedance”, është cituar t’i ketë thënë “Microsoft”-it se nuk do t’ia shesë kësaj kompanie operacionet e aplikacionit në tokën amerikane.

Në disa raportime të mediave, që kanë folur me burimet e tyre, është thënë se “Bytedance” ka përzgjedhur kompaninë “Oracle” në vend të “Microsoft”-it.

Mirëpo “TikTok” dhe “Oracle” nuk kanë komentuar këto pretendime.

Muajin e kaluar, Trump ka kërcënuar me ndalim të “TikTok”-ut në mesin e muajit shtator, duke supozuar se të dhënat që zotëron ky aplikacion mund të shfrytëzohen nga kompani kineze të inteligjencës, andaj ka kërkuar që “Bytedance” të negociojë për shitje me bizneset amerikane.

“TikTok” mohon se ka ndarë me qeverinë kineze të dhënat e përdoruesve dhe ka paditur administratën amerikane që ka kërcënuar me ndalim të aplikacionit nëse nuk zbatohet rregulli i shitjes.

“TikTok” ka thënë se ka 100 milionë përdorues amerikanë dhe 700 milionë në gjithë globin.

Ky aplikacion ofron mundësi të realizimit të videove të shkurtra argëtuese të njerëzve duke vallëzuar, duke imituar të tjerët apo duke sfiduar njëri-tjetrin n gara të ndryshme./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti austriak Dominic Thiem e ka fituar turneun Grand Slam…