Thiemi e fiton Grand Slamin “Us Open”

14 shtator 2020 | 17:00

Tenisti austriak Dominic Thiem e ka fituar turneun Grand Slam “US Open”, duke triumfuar në finalen të dielën mbrëma me 3:2 në sete (2:6, 4:6, 6:4, 6:3 dhe 7:6) ndaj gjermanit Alexander Zverev, pas një rikthimi senzacional.

Thiem ishte duke pësuar me 2:0 në sete, por arriti të fitojë tri sete rresht, të fundit pas “tie-breakut” dhe ta fitojë Grand Slamin e parë në karrierë. Të dy tenistët ishin duke luftuar për të fituar Grand Slamin e parë. Zverev po synonte të bëhej gjermani i parë që fiton një Grand Slam që nga viti 1996, kur Boris Becker fitoi “US Openin”. “Kemi mundur të kemi dy fitues sot, mendoj se të dy e kemi merituar”, ka thënë Thiem.

Ai është vetëm austriaku i dytë që e ka fituar një Grand Slam, pas Thomas Musterit në vitin 1995. Muster e kishte fituar “Roland Garrosin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se…