Hoti të enjten raporton në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi  

14 shtator 2020 | 16:59

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se kryeministri, Avdullah Hoti, të enjten do të raportojë në Kuvend për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo ka deklaruar se pas raportimit të kryeministri në këtë seancë do të mbahen edhe dy interpelanca parlamentare.

Në konferencën për medie, Osmani ka thënë se dështimi për miratimin e disa projektligjeve në sesionin e kaluar është për fajin e koalicionit qeverisës.

“Mbi 120 ligje qeveria nuk i pat proceduar në Kuvend në sesionin e mëparshëm, pa i proceduar Qeveria ka qenë e pamundur që Kuvendi të procedojë me to. Kuvendi ka dëshmuar se të gjitha çështjet që i kanë kryer procedurat e brendshme, janë sjellë në seancë”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përderisa pandemia me Covid-19 po vazhdon, zyra e UNICEF-it në…