Tirana e Partizani luftojnë për vendin e parë

17 maj 2023 | 14:05

Superliga e Shqipërisë i rikthehet aksionit sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 33 të këtij sezoni.

Katër ndeshje të programit të sotëm zhvillohen me fillim nga ora 15:00, ndërsa ndeshja e fundit luhet me fillim nga ora 18:30.

Ndeshje interesante do të jetë ajo në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku skuadra e Vllaznisë e pret në shtëpi Teutën, me të dy skuadrat që i ndanë vetëm një pikë në tabelë.

Ndërkaq, e gjithë vëmendja do të jetë te stadiumi “Air Albania” ku do të zhvillohet derbi mes Tiranës dhe Partizanit, dy skuadra këto që po luftojnë kokë më kokë për titullin e kampionit.

Tirana aktualisht është lider i tabelës me 59 pikë të arkëtuara, do sosh më shumë se vendi i dytë dhe kundërshtari i sotëm, Partizani.

Ndeshjet e sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.

15:00 Erzeni – Bylis
15:00 Kastrioti – Egnatia
15:00 Kukësi – Laçi
15:00 Vllaznia – Teuta
18:30 Tirana – Partizani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota mund të thyejë limitin kyç të temperaturës për herë…