Tirana fiton derbin e parë kundër Dinamos

20 gusht 2021 | 17:19

Derbi i parë i sezonit, edhe pse thjesht një miqësore, u fitua nga Tirana. Bardheblutë mposhtën 2-0 Dinamon, në testin e luajtur në Pogradec.

Ndeshja përgatitore, përpara startit të kampionatit më 11 shtator, i shërbeu trajnerëve Shehi dhe Shkëmbi që të testojnë lojtarët dhe skemat në kuadër të edicionit të ri.

Golat e suksesit u shënuan nga Seferi dhe Limaj në dhjetë minutat e fundit të përballjes. Derbi i vërtetë, ai për kampionatin ndërmjet Tiranës dhe Dinamos, është përcaktuar të luhet në javën e 8 të Kategorisë Superiore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës sot në brezin kufitar në zonën e…