Tirana, me një shkollë të re muzike

11 shkurt 2018 | 11:52

Tirana do të ketë së shpejti një shkollë të re muzike.

Themelet e saj, që do të mbajë emrin “Servete Maçi”, janë hedhur në një nga lagjet më të vjetra të kryeqytetit, në njësinë nr. 8.

“U hodhën themelet e shkollës së re të muzikës ‘Servete Maçi’. Kështu shpëtojnë njësitë 8 e 9 nga klasat me dy turne, përgatitet një elitë e re për Liceun dhe Akademinë e Arteve. Çdo ditë një punë konkrete për Tiranën, ky është misioni ynë i përbashkët”, ka shkruar në llogarinë e vet në Facebook kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi”, e njohur ndryshe edhe si Shkolla e Muzikës, po rindërtohet nga e para. Ajo ndodhet në Njësinë Administrative Nr. 8, në rrugën e Dibrës.

Shkolla do të ndërtohet nga e para dhe përfshin një sipërfaqe totale prej 3.900 m2. Shkolla do të ketë 4 kate, nga të cilat 3 mbi tokë dhe një kat nëntokë. Krahas laboratorëve dhe ambienteve të tjera, shkolla e re do të ketë 19 klasa për të kaluar mësimin me një turn.

Gjithashtu, shkolla e re është konceptuar që të jetë edhe si një qendër komunitare, pasi është e pajisur me auditore, palestrën e brendshme, një terren sportiv të jashtëm dhe një oborr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një…