Tjetër humbje për Golden State

02 dhjetor 2018 | 16:06

Golden State Warriors është e mposhtur 111-102 në fushën e Detroit, duke pësuar humbjen e nëntë sezonale. Një ndeshje e dominuar nga vendasit, që u shkëputën gradualisht që në pjesën e parë dhe e ruajtën avantazhin deri në fund, sfidë ku diferencën e bëri Griffin me 26 pikë.

Për Golden State një lajm i mirë është rikthimi në fushë i Curryt pas 3 javësh pushim, duke realizuar 27 pikë. Mirë u paraqitën edhe Durantin me 28 pikë e Thompsonin me 21 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në Lindje, skuadra e Toronto Raptors vijon të bëjë një paraqitje të shkëlqyera, duke komanduar renditjen dhe duke u bërë ekipi i parë që arrin kuotën e 20 fitoreve këtë sezon. Kanadezët fituan 106-95 në fushën e Clevelandit, me miqtë që e dominuan ndeshjen në shumicën e kohës. Leonard me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë për Toronton, raporton “SS”.

Mirë po paraqitet edhe Boston, që mundi 118-109 Minnesota, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Celtics, ku u dallua Hayard me 30 pikë (e nisi ndeshjen nga stoli). Pas kohës shtesë fiton New York, që mundi 136-134 Milwaukee, një ndeshje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës. Milwaukee (Antetokounmpo 33 pikë e 19 rebound) pati mundësinë ta fitonte këtë sfidë që në kohën e rregullt, teksa u shkëput deri në 17 pikë, por gaboi në fund. Për nju-jorkezët u dalluan Mudiay me 28 pikë e Knox me 26. Fiton edhe ekipi i Houston Rockets, që mundi me lehtësi 121-105 Chicago Bulls, ndeshje e dalluar nga vendasit, ku diferencën në fushë e bëri James Harden me 30 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe fëmijëve, po ndihen…