LV-ja: Viktimat e dhunës nuk mund të mbesin në mëshirën e pushtetit

02 dhjetor 2018 | 16:03

Burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe fëmijëve, po ndihen rehat nga shteti, por edhe viktimat nuk po trajtohen si duhet nga shteti.

Kështu kanë thënë në një konferencë për medie deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe drejtuesja Sekretariatit të Gruas në këtë lëvizje, Nazlie Bala.

Ata kanë theksuar se shtetit më shumë është duke i kushtuar mëditja e një të burgosuri, se sa një viktime në strehimore.

Deputeti Kurteshi ka thënë se pushteti në Kosovë, është i burrave të korruptuar, duke shtuar se 99 për qind e viktimave të dhunës në familje janë gra dhe fëmijë.

Sipas Kurteshit, numri i viktimave të dhunës në familje, asnjëherë nuk është i saktë sepse sipas tij ato raportohen vetëm kur nuk ka rrugëdalje tjetër.

Ndërsa, Nazlie Balaj, ka thënë se dhuna në familje vazhdon të jetë dukuri shqetësuese në Kosovë, duke shtuar se numri i tyre sa shkon e rritet.

“Që nga viti 2003 edhe kur është formuar njësiti i parë kundër dhunës në familje, nga ana e Policisë së Kosovës e deri në këto momente, nëse i marrim për bazë shifrat dhe statistikat e raportimeve e Policisë sa i përket raportimeve të dhunës në familje, deri tash mund të konkludojmë që në Kosovë i kemi afër 22 mijë viktima gra dhe vajza, si pasojë e dhunës në familje”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nga viti 1999 ekzistojnë 7 strehimore për viktimat e dhunës në familje. Në këtë kontekst, Bala ka thënë se kushtet në këto strehimore nuk janë aspak të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka publikuar Indeksin Kosovar…