Tolaj tregon çka ka ndikuar në rënien e të hyrave të AKP-së

25 maj 2021 | 12:03

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Valon Tolaj, ka treguar arsyeje që kanë ndikuar në rënien e të hyrave të kësaj agjencie.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti,  ku po shqyrtohet raportin vjetor i AKP-së, ai ka deklaruar se pandemia dhe kërkesa e qeverisë për pezullim të shitjeve kanë ndikuar në rënien e të hyrave të kësaj agjencie për vitin 2020.

“Edhe AKP vitin 2020 nuk e ka pasur të lehtë. Ka pasur tregues negativ për arsye të cilat jo të AKP-së po të faktorëve të jashtëm. Pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Ka pasur kërkesë nga ana e qeverisë për pezullim të përkohshëm të shitjes dhe si rrjedhojë nuk kemi pasur aktivitete, por që kemi kryer punë të tjera. Këto kanë ndikuar që AKP të shënoj rënie të të hyrave. Ka rënie të të hyrave nga qiraja për faktin e gjendjes së pandemisë. Ka pasur rritje të shpërndarjes së 20 përqindëshit”, ka deklaruar Tolaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U luajtën dy përballjet e radhës të raundit të parë…