Tomë Gashi: Është paraqitur një person që ka njohuri për rastin e Astrit Deharit

21 tetor 2020 | 13:56

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka mbajtur sot një konferencë për medie në të cilën ka shpalosur disa detaje të reja për hetimet në rastin e Astrit Deharit.

Gashi ka thënë se është paraqitur një person tjetër që ka njohuri siç tha ai të jashtëzakonshme për rastin Dehari.

“Ai ka deklaruar, po ashtu ka qenë jashtëzakonisht i frikësuar që ka pas gjëra jo të zakonshme”,ka thënë Gashi.

Po ashtu, Gashi ka thënë se është paraqitur edhe një avokat që ka qenë prezent në ditën kritike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Avokati Gashi ka akuzuar prokurorinë se ka mbajtur të fshehtë se dy javë më parë është bërë një rikonstruim i vendit në të cilin sipas Gashit është vrarë Dehari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për momentin është trajneri më i kërkuar nga ekipet e…