Tony Tush Musaj hapë dy njësi të reja tregtie e shërbimi të komunitetit shqiptar në Bronx

15 prill 2022 | 20:06

Patrioti e bamirësi i komunitetit shqiptar në New York, Tony (Tush) Musaj hapi njësi tregtie e shërbimi ndaj komunitetit shqiptar në Bronx.

“Dua Gourmet Market” në Artur Ave dhe “Manny’s Deli” në adresën 2143 Williamsbridge Road, janë dy shërbime të reja biznesi dhe punësimi për të gjithë shqiptarët në Bronx – New York e më gjërë.

Produkte të të gjitha emërtimeve me cilësi maksimale, origjinale nga Shqipëria e Kosova vijnë të konsumatori shqiptar i Bronxit duke mbajtur lidhjet e gjalla e të forta me mëmëdheun.

Të kontribuosh në shije dhe në mirëushqyerjen e komunitetit është një investim në cilësinë jetës së komunitetit tënd. Fisniku, bujari dhe zemërgjëri Tony Musaj është një ndër shqiptarët më të veçantë në komunitetin shqitar të New Yorkut.

Ai çdo muaj ndihmon pjesëtar të komunitetit shqiptar që janë në nevojë duke shpërndarë ushqime e asortimente të tjera falas, paguan qera për familje në nevojë në Shqipëri e Kosovë, jep shpërblime për punonjës të dalluar, jep grante për familje e fëmijë në sëmundje, mbështet fushata e kauza publike e sociale si për fëmijët me autizëm, jetimët, njerëzit më aftësi ndryshe etj.

Tony (Tush) Musaj bashkë me bashkëshorten Tinën e familjen, janë të pakursyer për të ndihmuar këdo që ka nevojë në komunitet. Tony është një shqiptar i përkryer, një patriot aktivist, një bamirës i madh e besimtar i devotshëm, një familjar shembullor, një njeri energjik i cili në çdo kohë gjendet duke ndihmuar dikë apo duke shpërndarë diçka për të varfrit e të pamundurit.

Federata Vatra e falenderon dhe i shpreh mirënjohje për ndihmën e pa kursyer në çdo aktivitet e nismë të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra…