Top 5 dhe MVP i xhiros së parë

12 shtator 2022 | 17:40

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e parë në Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, ku u zhvilluan disa ndeshje interesante.

Rahoveci mundi kampionin aktual Golden Eagle Yllin 90:88, ndërsa u dallua amerikani i Vreshtarëve, Jahi Carson me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime. Ai ishte basketbollisti më i dalluar në parket te vendasit, duke u shpallur edhe MVP i xhiros së parë në elitën e basketbollit, ndërsa në anën e kundërt u dallua Henrik Sirko me 26 pikë, me gjashtë kërcime dhe shtatë asistime.

Peja fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 70:76, ndërsa efektshmërinë më të lartë te verdhezinjtë e kishte Jalen Tate me 14 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

Fahro Alihoxhiq u rikthye në basketbollin e Kosovës, kësaj radhe te Bashkimi, dhe u dallua ndaj Vëllaznimit me 14 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Ponte Prizrenit 89:61, ku u dallua qendra Andreë Gordon me 17 pikë dhe shtatë kërcime.

Top 5

Jahi Carson            (Rahoveci)                     19 pikë, 6 kërcime, 7 asistime
Henrik Sirko          (Golden Eagle Ylli)       26 pikë, 6 kërcime, 7 asistime
Fahro Alihoxhiq   (Bashkimi)                      14 pikë, 11 kërcime, 4 asistime
Jalen Tate               (Peja)                              14 pikë, 2 kërcime, 5 asistime
Andrew Gordon     (Trepça)                         17 pikë, 7 kërcime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas promovimit në Gjakovë, Abetarja e përbashkët unike Kosovë -…