“Torcida” nderon mësuesin Halit Geci në prag të pervjetorit të 26-të të vrasjes nga serbët

25 nëntor 2023 | 22:56

Tifo-grupi mitrovicas “Torcida” shfaqën një koreografi në prag të përvjetori të vdekjes së mësuesit, Halit Geci, i cili ishte vrarë nga forcat serbe më 26 nëntor të vitit 1997.

Në palestrën sportive “Minatori” u zhvillua sonte derbi mes Trepçës dhe Pejës. Si zakonisht, “Torcidat” ishin prezent edhe në këtë sfidë.

Pak para nisjes së ndeshjes, tifozët mitrovicas shfaqën një koreografi dedikuar Halit Gecit.

Përveç kësaj, “Torcidat” koreografinë e bënë edhe në prag të shënimit të datës së daljes së parë publike të UÇK-së, që kishte ndodhur dy ditë pas vrasjës së mësuesit nga Llausha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po raportohet ne media se janë arrestuar katër grabitësit e…