Torino dëshiron ta blejë kartonin e Berishës

16 qershor 2022 | 11:02

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, do të vazhdojë të qëndrojë në Serinë A edhe në sezonin e ardhshëm.

Portieri i Spalit pritet të transferohet përfundimisht te Torino, me klubin “Granata” që ka vendosur ta blejë kartonin e portierit të kombëtares kuqezi.

Berisha iu bashkua Torinos verën e kaluar nga Spali në formë huazimi. Dhe pas një nisjeje në stol, dalëngadalë ai nisi ta fitonte besimin e trajnerit dhe në fundin e sezonit që sapo u mbyll ai u kthye në një titullar të padiskutueshëm në portën e kësaj skuadre. Ai zhvilloi dhjetë takime me Torinon në sezonin që lamë pas duke u ndëshkuar me një karton të verdhë, teksa në katër raste mundi ta ruante portën të paprekur.

Paraqitja e tij e ka bindur klubin që të paguajë te Spali klauzolën për blerjen e kartonit. Sipas medieve italiane, Torino pritet të paguajë në ditët në vazhdim 1 milion euro në llogarinë e Spalit për ta blerë përfundimisht kartonin e portierit kuqezi. Sipas medieve italiane, në vendimin e klubit të Torinos për ta blerë kartonin e Berishës ka ndikuar edhe trajneri Juriç, që ka besim të plotë te shqiptari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj nga foltorja e Kuvendit ka…