Torino e konsideron të paprekshëm Vojvodën

19 prill 2022 | 14:39

Skuadra e Milanit ka shfaqur interesim për reprezentuesin e Kosovës, Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi ka shpërthyer në muajt e fundit, kur edhe është bërë një titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Torinos.

Mediumi italian “Tuttosport” raporton se Torino nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtë futbollistin. Madje, “Granata” po e përgatisin një kontratë të re për 27 vjeçarin. Vlera e kartonit të Vojvodës është 10 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra nxënës në 28 komunat e Kosovës kanë protestuar të…