Torino planifikon t’i shesë Zazan dhe Falquen

16 nëntor 2019 | 11:05

Torino pritet të bëjë ndryshime në afatin kalimtar të janarit. Mazzarri pret përforcime për ta nisur ringritjen dhe fillimisht drejtuesit duhet t’i shesin ata që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit.

Simone Zaza dhe Iago Falque do të jenë në shitje në janar me synimin për t’u shitur dhe me buxhetin e krijuar të afrohen 2-3 lojtarë të tjerë. Për Iago Falque nuk mungojnë ofertat si nga Italia, Spanja apo edhe Kina, ndërsa sulmuesi Zaza pritet të largohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje te Sampdoria ose Brescia.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e premte ka qenë e veçantë për 20-vjeçarin gjerman…