Toronto, afër titullit në Konferencën e Lindjes

24 maj 2019 | 12:22

Toronto fitoi ndaj Milwaukee në finale e pestë të “play-off”-it në Konferencën e Lindjes (105-99), duke udhëhequr 3-2 serinë e ndeshjeve finale. Edhe pse Milwaukee luajti në fushën e saj, nuk arriti të përfitojë nga faktori fushë dhe tashmë e sheh veten në disavantazh.

Në fakt, skuadra vendase e dominoi ndeshjen shumicën e kohës, duke u shkëputur deri në 14 pikë, por në periodën e fundit erdhi përmbysja e miqve. Antetokounmpo realizoi 24 pikë dhe Bledsoe 20, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në kahun tjetër, shkëlqeu Leonard, autor i 35 pikëve, lider në fushë për kanadezët.

Milwaukee, që fitoi dy finalet e para, tashmë e sheh veten në disavantazh, pasi kanadezët fituan 3 takimet e radhës dhe janë një fitore lart titullit kampion në Lindje. Madje Toronto do ta luajë ndeshjen e radhës në fushën e tij. Në Perëndim, kampion është shpallur ekipi i Golden State, që pret të mësojë emrin e finalit për titullin kampion në NBA.

Konferenca e Lindjes – Finale “play-off”

Milwaukee – Toronto 99-105 (2-3)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot rreth…