Toronto ‘leksion’ Lakersave, fitojnë Denveri dhe Bostoni

15 mars 2019 | 13:12

Toronto ruan vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, pas fitores 111-98 ndaj Lakersave, përballje e dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra kanadeze.

Leonard me 25 pikë dhe Powell me 20 ishin më të mirët në fushë për Toronto, ekip që e ka siguruar me kohë kualifikimin në “play-off”. LeBron realizoi 29 pikë për Lakers, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Fitore në sekondat e fundit për Denverin, që mposhti 100-99 Dallasin, ndeshje me rivalitet dhe emocione në fund. Millsapi realizoi 33 pikë, vendimtar për triumfin e Nuggets, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Donqiq për teksanët.

Skuadra e Bostonit përmbysi Sacramenton në periodën e katërt, duke fituar 126-120. Miqtë u shkëputën deri në 18 pikë, ku u dallua Hield (34 pikë), por që s’mjaftuan për të fituar. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e Celtics, ku diferencën e bëri Kyrie Irving, autor i një “triple double” (31 pikë, 10 rebound e 12 asistime).

Indiana mundi 108-106 Oklahomën, takim ku dyshja Bogdanoviq-Sabonis realizoi 49 pikë, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e George. Westbrooki realizoi një “triple double”, me 19 pikë, 14 rebound e 11 asistime, por që mbetën për statistikë.

Skuadra e Orlandos mundi 120-91 Cleveland, ndeshje ku diferencën e bëri kolektiviteti i Magic, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Pa probleme triumfon Utah Jazz, që mundi 120-100 Minnesota, me Mitchell që realizoi 24 pikë, lider në fushë për vendasit.

Rezultatet

Indiana – Oklahoma       108-106
Orlando – Cleveland       120-91
Boston – Sacramento     126-120
Toronto – Lakers             111-98
Utah Jazz – Minnesota   120-100
Denver – Dallas                100-99

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Jo-Qeveritare, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, ka organizuar një…