Toronto shkruan historinë, për herë të parë në finale

26 maj 2019 | 13:19

Për herë të parë në histori, skuadra e Toronto Raptors ka siguruar kualifikimin për në finalet “play-off”-it në NBA, aty ku duke nisur nga data 30 maj do të përballet për titullin kampion ndaj Golden State Warriors. Skuadra kanadeze fitoi 100-94 ndaj Milwaukee në finalen e gjashtë të “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, duke marrë trofeun e kësaj Konference.

Heroi i skuadrës së Torontos është Kawhi Leonard, lideri i këtij ekipi, që tregoi edhe një herë se është një kampion. Në këto finale nuk zhgënjeu, duke qenë gjithnjë e më shumë një ikonë. Leonard realizoi 27 pikë e 17 rebound në këtë finale të gjashtë, ndërkohë që vendimtare edhe 32 pikët e ardhura nga lojtarët e stolit.

Edhe pse Milwaukee e udhëhoqi ndeshjen në shumicën e kohës, madje duke qenë deri në 15 pikë avantazh në periodën e tretë, nuk arriti të triumfojë. Antetokounmpo zhgënjeu atëherë kur nuk pritej, në këto finale “play-off”-it në Lindje, duke mos dhënë atë që pritej. Ai ishte shënuesi më i mirë i Bucks, me 21 pikë e 11 rebound, por nga ai pritej më shumë. Ditën e enjte, më 30 maj, do të nisin finalet “play-off” në NBA, me Toronton që do të ketë faktorin fushë në favorin e saj, pasi ka rezultatin më të mirë se Golden State në sezonin e rregullt. Dy ndeshjet e para do të luhen në fushën e skuadrës kanadeze, që ka kështu mundësinë të vijojë të ëndërrojë, për të shkruar diçka të jashtëzakonshme në historinë e NBA-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznese të ndryshme i kanë mbetur borxh Administratës Tatimore të…