Totaj me përfaqësues të KFOR-it diskuton për situatën e sigurisë

04 gusht 2022 | 16:26

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të enjten në takim komandantin e Regjimentit të Karabinjerëve MSU, kolonelin Maurizio Mele, me të cilin ka diskutuar për çështjet e sigurisë.

“Pata kënaqësinë sot ta pres Komandantin e Regjimentit të Karabinjerëve MSU, kolonelin Maurizio Mele, me të cilin diskutuam për çështjet aktuale të sigurisë, por, edhe për zhvillimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmën, në fushën e rendit dhe ligjit”, ka thënë Totaj pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina të enjten e ka zhvilluar miqësoren e radhës…