Prishtina humb miqësoren ndaj 2 Korrikut

04 gusht 2022 | 16:24

FC Prishtina të enjten e ka zhvilluar miqësoren e radhës me 2 Korrikun.

Skuadra “bardhekaltër” është mundur me rezultat 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin sportiv në Bërnicë.  Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Redon Bejta në minutën e 85-të.

Shumica e futbollistëve të përbërjes bazë në stërvitjen e paradites kanë kryer stërvitje në palestër fitnesi, kurse të tjerët e kanë sfiduar 2 Korrikun.  Kjo është miqësorja e pestë e Prishtinës në fazën përgatitore para nisjes së kampionatit.

Më parë Prishtina e ka mundur Ramiz Sadikun 3:0, ekipin nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum (2:1), ka fituar 1:0 ndaj Trepçës ‘89 dhe poashtu ka barazuar 1:1 me të njëjtin ekip në ndeshjen e parë miqësore.

Prishtina – 2 Korriku 0:1 (0:0)

?? ????????? ? ???? ???????? ?? ??̈??̈ ?????????: Bislimi, Salihu, Ajdini, Dumani, Baholli, Shabani, Luma, Begolli, Hyseni, Prapashtica, Santos. ???????: ????? ?????ℎ?.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto janë aktivitet e policisë gjatë mbajtjes së festivalit ‘Sunny…