Totaj pret në takim Kurtin, diskutuan për projektin infrastrukturor Prizren-Tetovë

13 gusht 2023 | 21:30

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me të cilët ka diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë memorandumet e përbashkëta për projektet e ndërtimit të rrugëve lokale në fshatrat e Zhupës dhe teleferikun për në Kalanë e Prizrenit.

“Me theks të veçantë diskutuam për realizimin e projektit infrastrukturor që lidh Prizrenin me Tetovën, me çrast planifikohet të përshkohen malet me ndërtimin e tunelit rreth 6.5 km”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se rëndësia e këtij projekti është e madhe për të dyja vendet. “… ndërsa, ne shprehim gatishmërinë e Komunës së Prizrenit për kontributin me të gjitha mënyrat në ndërtimin e kësaj rruge. Me kryeministrin Kurti, gjithashtu, biseduam për inicimin e projekteve me rëndësi vitale për qytetarët e Prizrenit dhe jo vetëm”, ka treguar Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes në Poloni ka organizuar një paradë të…