Totaj prezanton projektin e parkut të ri të qytetit, me parking nëntokësor

07 tetor 2021 | 14:08

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka prezantuar projektin për parkun e ri të qytetit, në qendër të Prizrenit, me karakter multifunksional, i cili do të transformoj hapësirat pas objektit të “Shtëpisë së Bardhë”.

“Pas prezantimit të projektit për transformimin e Parkut të Qytetit, në planin e qeverisjes katër vjeçare kemi edhe ngritjen e një Parku të ri në zemër të Prizrenit por që do të ketë karakter multifunksional.  Në pamje reale mund ta shikoni transformimin e hapësirës pas objektit të Shtëpisë së Bardhë që vazhdon deri tek objekti i ish-ndërmarrjes ‘Liria’, i cili do të largohet”, ka njoftuar  Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Faton Peci së…