Totaj: Secili ka mundësi të propozoj projekte për nevojat e komunitetit

13 gusht 2023 | 11:18

“Secili ka mundësi të propozoj projekte për nevojat e komunitetit, për hartimin e buxhetit të Komunës së Prizrenit, për vitin 2024”, kështu u tha mbrëmë në takimin që pati kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në dëgjimet buxhetore me banorët e fshatrave Vlashnje, Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Malësi e Vërrinit, Poslisht, Billushë, Kobaj, Grazhdanik dhe Atmaxhë, në shkollën fillore në Vlashnje, ndërsa, në shkollën fillore në Zhur, me banorët e fshatrave Vërmicë, Shkozë, Dobrusht dhe Zhur.

Të gjitha kërkesat u regjistruan dhe sipas prioritetit e mundësive buxhetore do të realizohen, që do të ndikojnë në cilësinë e jetës së banorëve të këtyre fshatrave.

Ndërkaq të hënën janë ftuar banorët e fshatrave të Zhupës në orën 16:00 në shkollën fillore në Reçan; Në orën 18:30 në shkollën fillore në Velezhë banorët e fshatrave Shpenadi, Caparc, Trepeticë, Serbicë e Epërme, Novakë dhe Velezhë; ndërsa në orën 20:30 në shkollën fillore në Korishë banorët e fshatrave Malësi e Re, Lubizhdë, Skorobisht, Gërnqar dhe Korishë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…